Home » Biznes » Toyota pezullon shitjen e modeleve të saj

Toyota thotë se do të heqë nga tregu amerikan 1 milionë makina të tjera dhe do ta zgjerojë numrin e makinave të deklaruara me defekte edhe në Evropë dhe në Kinë, si rezultat i problemeve të pedalit të gazit.

Ndër modelet e Toyotës të prekura nga ky vendim janë fuoristrada Highlander, si dhe modelet Corolla, Venza, Matrix. Të gjitha këto janë prodhuar nga viti 2008 deri në 2010.

Në Kinë, Toyota do të tërheqë të paktën 75 mijë modele Rav të tipit fuoristrada të prodhuara nga marsi 2009 deri në janar të këtij viti. Nuk është përllogaritur numri i makinave që do të tërhiqen nga tregu evropian, por pritet të jetë i konsiderueshëm.

Me një masë të jashtëzakonshme që rezultoi në rënie dramatike të aksioneve të Toyotës, kompania më të madhe e automjeteve në botë ka pezulluar shitjet e 8 modeleve të saj më popullore dhe ka mbyllur 5 uzina në Amerikën e Veriut.

Mishell Krebs e faqes këshilluse të Internetit për automjetet Edmunds.com e quajti pezullimin e shitjeve “të pashembullt”. Ajo thotë:

“Kjo përbën dy të tretat e shitjes së tipeve të Toyotës dhe mbi gjysmën e shitjeve të përgjithshme të kompanisë. Ne nuk kemi parë kurrë ndonjëherë një masë të tillë”.

Toyota njoftoi tërheqjen e makinave të enjten e kaluar pas lajmeve se pedali i gazit mund të bllokohet. Kompania thotë se nuk ka informacion për ndonjë aksident apo plagosje si rezultat i këtij difekti, por njoftimet e reja i lidhin shumë aksidente në Shtetet e Bashkuara pikërisht me të, disa me pasoja fatale.

Modelet që kanë këtë problem janë Camry, Corolla, Rav4, Avalon, Matrix, Tundra, si dhe fuoristradat Highlander dhe Sequoia. Një qytetar që nget makinë Tojota thotë se kompania duhet të kishte vepruar më parë.

“Mendoj se është një veprim pozitiv, por ndoshta duhet bërë disa javë më parë, kur ata thoshin se problemi qendronte tek pedali i gazit dhe tapetet”.

Shitësit amerikanë të Toyotës që janë përballur me rënin më të madhe të shitjeve në 20 vjet, thonë se 8 modelet në fjalë përbëjnë 56 përqind të shitjeve në Amerikë.

Profesori William Rais i shkollës Fresno të marketingut thotë se tërheqja e makinave mund të dëmtojë besueshmërinë e reklamës së Toyotës për cilësinë dhe sigurinë:

“Kur njerëzit tremben, ata nuk blejnë dhe humbasin besimin në artikuj të caktuar që rrjedhimisht dëmton vëllimin e shitjeve”.

Por disa konsumatorë besojnë se Toyota po vepron siç duhet të bëjnë kompanitë e përgjegjëshme.

“Gabimet ndodhin. Meqë ajo po i tërheq makinat do të thotë se është e hapur me klientët dhe kjo do të jenë një sprasje e përkohëshme. Mendoj se kjo nuk do ta pengojë Toyotën në treg dhe nuk do t’i largojë klientët besnikë nga modelet e saj popullore”.

Zyrtarët e kompanisë thonë se problemi është konstatuar tek një prodhues amerikan i makianve dhe jo tek makinat e prodhuara në uzinat japoneze. Por problemi ka të ngjarë të ekzistojë edhe në Evropë, ku është përdorur i njejti pedal gazi.

Tërheqja e makinave dhe pezullimi i shitjeve është një nga masat e fundit në një seri problemesh të kontrollit të cilësisë të prodhuesve japonezë të makinave. Vitin e kaluar, Toyota tërhoqi rreth 4 milionë makina për një problem të ngjashëm./VOA/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Toyota, thirrje për riparimin e makinave me defekte
  2. Toyota, mbetet prodhuesi numër një i makinave në botë
  3. Toyota tërheq 1.5 milion makina
  4. Gjobitet Toyota
  5. Toyota paralajmëron rritje prej 17% të prodhimit të saj

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung