Home » Toyota » Toyota publikon fotografitë e modelit Verso S

Toyota ka publikuar fotografitë e para të konkurrentit të vet të radhës në klasën kompakte MPV– Verso S.

Modelin Verso S si premierë do të shohim për pak javë në panairin e automjeteve të Parisit, e automjetin në segmentin evropian B do të konkurrojë me Opel Meriva, Citroën C3 Picasso, KIA Venga e tjera.

Toyota nuk ka publikuar asnjë lloj të dhënash teknike, mirëpo mund të pritet që Verso S do të ndajë motorët me naftë dhe benzinë si dhe elementet e transmetimit të fuqisë me Yaris, e gjykuar sipas dimensioneve kompakte të tij, ai do të ndajë edhe platformën.

Më shumë informata do të kemi me afrimin e datës së hapjes së panairit parisien të automjeteve. /Telegrafi

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung