Home » Lajme » Toyota tërheq nga tregu afër katër milionë automjete

ToyotaProdhuesi Japonez i automjeteve Toyota njëri nga prodhuesit më të mëdhaj të automjeteve në botë,  ka konfirmuar se do të tërheq afër katër milionë automjete në SHBA për shkak të disa problemeve me pedalet për gaz e cila ka shkaktuar shpejtësi të pakontrolluar dhe disa fatëkeqësi komunikacioni me pasoja tragjike.

Në mesin e modeleve të cilat do të tërhiqen janë Kamari, Pirus dhe Leksusi luksoz EC350.

Drejtoria e Toyota-s publikoi se problemi është mekanik e jo elektronik. Për fillim padala e gazit do të shkurtohet, ndërsa deri në prill me siguri do të vendoset e re.

Toyota në fillim të vitit të ardhshëm do të fillojë pa pagesë ta zgjedh problemin.

Rregullimi përveç pedalit për shpejtësi do ta përfshijë edhe zgjidhjen e problemit me mbulojën e dyshemesë e cila gjatë vozitjes mund ta shtyp pedalen dhe të shkaktojë shpejtësi të pakontrolluar të automjetit.

Analistët paralajmërojnë se me vëmendjen e madhe të mediave dhe brengosja e blersëve për shkak tërheqjes më të madhe në historinë e kompanisë, do t’i jepet goditje e “Mitit për Toyotën”, për kualitet të lartë dhe siguri.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Automjetet mund të pajisen me “kuti të zeza”
  2. Toyota do të tërheqë 270.000 makina hibride “Prius” nga tregu i SHBA-ve dhe Japonia
  3. Daimler zhvendoset në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
  4. Volkswagen tani mban fronin, jo Toyota
  5. Toyota braktis Formula 1?

Komentoni këtë artikull

© 2009 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung