Lotus ka bërë të ditur se Jarno Trulli dhe ish piloti i McLaren, Heiki Kovalainen do jene dy pilotet e kesaj skuderie që do të garojnë në Formula 1.
Lajmin eka bërë të ditur vetë skuderia britanike, e cila ka përfituar nga largimi i Trulli-t nga Toyota, duke i ofruar një kontrate 3 vjecare, ashtu si edhe finlandezit.
Malezi Fairuz Fauzy do te jetë piloti i tretë. “Zgjedhja është një provë cilësie për skuadren tonë dhe ambiciet që kemi.
Trulli do na jape shume eksperience per te zhvilluar makinen”, u shpreh drejtuesi i Lotus, Tony Fernandes ne nje deklarate per shtyp.
Me tej, ai shtoi se Kovalainen eshte nje pilot me eksperience dhe i talentuar, cka do beje qe skuderia te arrije nivele te larta menjehere.
Artikuj të ngjajshëm:





