Valentino Rossi rrëzohet në provat zyrtare të Brnos në Çeki, por kjo nuk e ka ndaluar të fitojë pole position duke lënë pas kundërshtarin me të madh të sezonit, Jorge Lorenzo.
Me 50 te mijtat më shumë, kampioni i botës ka treguar edhe një herë se ai është personazhi kryesor edhe gjatë këtij sezoni. Në 4 minutat e fundit të provave ai është rikthyer në pistë për të përmirësuar kohen, por në një kthesë të fortë ai është rrëzuar pa pësuar asnjë demtim serioz.
Vendi i tretë i takon Dani Pedrosa-s, i ndjekur nga Toni Elias. Vetëm koha e pëstë për Edwards, ndërsa Andrea Dovizioso ka regjistruar kohen e gjashtë më të mirë.
Artikuj të ngjajshëm:





