Home » Sporte Motorike » Valentino Rossi: Vendimi im mbi të ardhmen në F1 në qershor

Lajmi i momentit në Formula 1 nuk është me rikthimi i Schumaher por testet e Valentino Rossi-t me Ferrarin, makina me të cilen dëshirojnë ta shikojnë në të ardhmen gjithe fansat e tij.

Vale ka zhvilluar teste me njevendeshen ne Katalonje gjate dy diteve te fundit dhe kjo ka bere qe fanatiket e kokekuqes te enderrojne serish per nje bashkim nen marken “Made in Italy” edhe pse kampioni i Moto GP nuk eshte shprehur me optimizem. “Falenderoj Ferrarin per testet por neser karriera ime do vazhdoje ne Moto GP. Deshironim nje piste boterori per te pasur nje ide te qarte”, shprehet Rossi.

Por nga ana tjeter, mundesite qe ai te nderyshoje sport jane rritur shume. “Do ta vendos te ardhmen time pas disa muajsh. Kam nje mundesi te madhe me Ducati-n, por vendimin perfundimtar do ta marr ne qershor”, thekson “doktori”, duke lene te hapur mundesine per ndonje vendim te papritur.

Koha me e mire e testeve ne Barcelone per Rossi-n ka qene 1:21:09 dhe po ta krahasojme kete kohe me ate te vitit 2008, te arritur nga pilotet e Ferrarit po me nje F2008, 1:21:813, kjo tregon se kampioni i garave me motore nuk qendron shume larg piloteve zyrtare. /tch/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Rikthehet Valentino Rossi
  2. Rossi mund te kaloj në Formula 1
  3. Rossi rremben boterorin e nente
  4. Valentino Rossi është një hap larg botërorit
  5. Valentino Rossi dominon në provat e lira

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung