Është vendosur sistemi i ri i pikëve në Formula 1 për sezonin e ri 2010. Ky sistem është miratuar nga Federata Ndërkombetare e Automobilizmit dhe skuadrat.
Sipas ketij sistemi të ri, do jenë 10 vendët e para qe do të marrin pikë në një gare. Sipas kësaj rënditjeje, vendi i parë 25 pikë, i dyti 18 për të vazhduar sipas rënditjes me 15-12-10-8-6-4-2 dhe 1 pikë vendi i 10-të.
Gjithashtu do te kete edhe disa ndryshime te tjera ne rregullore. Pilotet do te startojne garen me te njejtin komplet gomash qe perdorin ne provat nje dite para gares, gjithashtu nuk do te lejohet edhe perdorimi i difuzoreve dysh, nje element teknik qe i dha titullin sezonin e shkuar skuadres Brawn GP.
Sezoni i ri 2010 do filloje me 14 mars me Cmimin e Madh te Behreinit dhe do te transmetohet drejtperdrejte nga Top Channel.
Artikuj të ngjajshëm:
- Pritet edhe rikthimi i Ralf Schumacher në F1
- F1 nga viti i ardhshëm vendos sistem pikesh si ne Moto GP
- Jenson Button kampion i ri në Formula 1
- Formula 1: Hamilton fiton në garën për çmimin e madh të Singaporit
- Formula 1, Massa ne piste ne 2010-en





