Pasi publikoi fotografitë e para të Sharanit të ri, Volkswageni e ka prezantuar atë në panairin e automobilizmit që po mbahet në Gjenevë.Në modelin e vitit 2015 shihet se Volkswageni nuk ka ndryshuar shumë pjesë te Sharani. Dritat LED dhe disa pjesë të metalta me ngjyrë të kaltër dhe të kuqe janë ndryshimet e reja te modeli i këtij viti.

Brenda Sharani i ri ka disa ekrane të ndjeshëm në prekje. Volkswageni ka shtuar edhe teknologjinë që ekranet të shfaqin programet e telefonave të mençur. Sistemi i tyre është më i shpejtë.

Volkswagen Sharan vjen me disa motorë:

150 kuajfuqi 1.4 TSI
220 kuajfuqi 2.0 TSI
115 kuajfuqi 1.6 TDI
150 kuajfuqi dhe 184 kuajfuqi 2.0 TDI
Këto vetura vijnë me transmision prej gjashtë shpejtësish.

Shitja nuk do të nisë deri në fillim të verës.