Home » Volkswagen » Volkswagen paraqet Milano Taxi

Volkswagen mban kursin e vet drejt prodhuesit më të pranueshëm të automjeteve në botë. Në panairin e automjeteve në Hannover të Gjermanisë ditë më parë është bërë premiera botërore e automjetit Milano Taxi, një studim për taksi të prodhuar në seri të mëdha i cili ka elektromotor.

Elementi i mesëm i pjesëmarrjes së Volkswagenit në panair është elektro-strategjia. Gjatë vitit 2013 kompania do të plasojë në treg disa automjete elektrike. Klaus Bischoff, shef i njësisë së dizajnit të markës Volkswagen për automjete të udhëtarëve së bashku me shefin e marketingut të VW-së ka paraqitur këtë studim.

Milano Taxi pa emetim bazohet në përvojën të cilën si prodhues i suksesshëm i taksive e ka arritur me vite. Automjeti konceptual elektrik për trafik lokal dallohet me hapësirën e tij për bagazh, e cila është integruar në brendësi të tij si dhe ekraneve të ndjeshme në prekje për vozitësin dhe udhëtarët, të cilët mund të individualizohen.

Milano Taxi ka elektromotor prej 85 kW (118 kuaj fuqi), i cili furnizohet me energji nga bateria litium-jon e akumulatorit të integruar në dysheme. Në këtë mënyrë, atij i sigurohet autonomi vozitjeje deri në 300 kilometra. Pos motorëve elektrik, pjesë e strategjisë së Volkswagen është edhe përputhshmëria e automjeteve të efektshme energjetike me motorët me djegie të brendshme.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Volkswagen ka prodhuar 111.111.111 vetura, jubilar është Golf GTI
  2. Volkswagen me versionin evropian Jetta
  3. Volkswagen së shpejti do të blej Alfa Romeon
  4. Volkswagen Touareg 2011
  5. Volkswagen paraqet automjetin më ekonomik

Komentoni këtë artikull

© 2010 AutoLajme.com · Auslandskrankenversicherung