Volkswagen ka njësinë R është krejtësisht e qartë që nuk do të ndalet në Golf R dhe Scirocco R. Në fakt, kompania gjermane para diç më shumë se një muaj ka themeluar divizionin e veçantë të saj i cili do të merret ekskluzivisht me zhvillimin e versioneve sportive të modeleve të VW-së.
Ofertën aktuale Volkswagen R do ta zgjerojë edhe me modelet tjera (pos Golf e Scirocco), e i pari me radhë është Polo. Sipas revistës automobilistike Autocar, në përgatitje e sipër është version R i Polos i cili në treg do të paraqitet gjatë vitit 2012.
Ai do të futet në lëvizje nga motori 1.6 litërsh turbo me benzinë me rreth 210 kuaj fuqi. Për dallim nga modeli Golf R, transmetimi i fuqisë nuk do të bëhet në të katër boshtet, sepse këtë nuk e lejon platforma aktuale PQ25 e Polos. Polo R do të ketë marsh mekanik prej gjashtë shpejtësish apo DSG.
Megjithatë, derisa Polo R të mos jetë paraqitur në treg, adhuruesit e VW-së do të duhet të kënaqen me atë Polo GTI i cili ka motor 1.4 litërsh TSI me 180 KF.
Artikuj të ngjajshëm:





