Volkswagen është i vendosur në qëllimin e vet që të grabis vendin e prodhuesit të parë në botë të automjeteve nga Toyota deri në vitin 2018. Mënyrën më të thjeshtë për t’ia arritur këtij qëllimi gjermanët e shohin në blerjen e prodhuesve të ngjashëm të automjeteve.
Portali automobilistik Automotive News Europe raporton se prodhuesi nga Wolfsburgu është i dhënë seriozisht pas Alfa Romeos.
Supozohet se informata vjen nga maja e kompanisë. Volkswagen nuk është i kënaqur me rezultatet që Seat është duke arritur në tregjet jashtë Spanjës, prandaj supozohet se VW e sheh zgjidhjen pikërisht tek Alfa e cila ka identitet dhe traditë më të fuqishme.
Megjithatë, në Fiat Group nuk janë shumë të kënaqur me rezultatet te cilat prodhuesi milanez po arrin viteve të fundit, në Torino kanë plane të mëdha për markën të cilës duhet t’ia pesëfishojnë shitjen nga 100.000 automjete sa shiten tani për vit në mbi gjysmë milioni deri në vitin 2014.
Po ashtu është vështirë të besohet se italianët do të shisnin Alfan kur merret parasysh se Fiat, mu sikur edhe Volkswagen, gjatë muajve të fundit ka qenë aktiv në kërkimin e vet për të zgjeruar, e jo për zvogëluar portofolin, e në një moment madje kishte konkurruar për blerjen e prodhuesit Opel.
Artikuj të ngjajshëm:





