Volkswagen zyrtarisht ka nxjerr në shitje modelin më të ri “Golf R-Line”. Modeli vjen në dy versione motorësh, me motor beznine 1.4 litërsh TSI me teknologji të cilindrave aktivë që mundësojnë çaktivizimin e dy nga katër cilindrat me qëllim ekonomizimi deri në 4.7 l/100km”>100km, i cili prodhon 147 kuaj fuqi.

Alternativa e dytë është dizel 2.0 litërsh TDI me 147 kuaj fuqi me shpenzim 4.2 l/100km”>100km sipas shënimeve të fabrikës. Ndërruesi standard i shpejtësisë është gjashtë shkallësh me manual, ai opsional është ndërruesi DSG .

Pritet që çmimet sillen deri në 32 mijë euro për variantin bazik me tri dyer dhe motori TS 1.4-litërsh, ndërsa më i shtrenjti është modeli me pesë dyer me agregatin 2.0-litërsh TDi që kushton 35.500 euro.