Volkswagen disa muaj më parë, në panairin e veturave komerciale në Hannover, prezantoi konceptin Tristar në të cilin ka paralajmëruar edhe konceptin e ardhshëm të familjes Volkswagen për vitin 2015, pra T6-in.

Ky koncept, Volkswagen T6, do të del në shesh gjatë vitit 2015 dhe do të zëvendësojë modelin aktual Volkswagen T5, i cili bazohet kryesisht në modelin e vjetër.

Po ashtu kjo kompani është duke planifikuar edhe konceptin e ardhshëm pas T6-it, atë T7 i cili pritet të shfaqet në vitin 2020 dhe do të jetë model krejtësisht i ri.

Prandaj koncepti T6 nuk sjell revolucion teknologjik, ndërkaq karakteristikat e tij janë shumë të ngjashme me konceptin Tristar, transmeton Koha.

Sa i përket motorit, ai duhet të jetë 2.0 TDI me naftë nga Passati.