Inxhinierët kanë dizajnuar një pako më sportive për modelin e përpunuar, nëse krahasohet kjo punë me pakon e mëhershme.
Në pakon e re përfshihet grilli i përpunuar me krom, një mbrojtës i ri i përparmë me një dizajn më agresiv dhe spojlerë anësorë.
Një difuzer i prapmë rrethon auspuhët e dyfishtë të repartit të prapmë, ngjashëm sikurse në pakon e mëparshme Wald, por tani pakoja ka një mbrojtës me një formë më të rrumbullakët.
Kompania nuk planifikon të ndalet me kaq, pasi kjo kompani ka njoftuar se është duke punuar në një pako dizajni për LS Hybrid.
Dërgesat e pakos Wald Lexus LS460 do të fillojnë në mes të muajit mars, përmes shitësve të përzgjedhur të Lexus në Japoni. /Infopress





