Disa fotografë kanë kapur veturen Mercedes SLS AMG Roadster gjersa kryente testimet në një mot të ftohtë dhe më borë në një pjesë të Evropes veriore.
Ky model është pothuajse identik me modelin Coupe, por janë bërë disa ndryshime tek modeli i ri veqanerisht disa perforcime në shasi. Prodhimi i energjisë do të sigurohet nga një motor 6,3, V8 i aspirur në mënyrë natyrale që prodhon 420 kW (571 kuaj fuqi) dhe 650 Nm çift rrotullime.
Ndërkohë që modeli i ri do të peshoj pak më shumë se sa modeli Coupe (për shkak të përforcimeve e lartpërmendura tek shasia), Roadster do të jetë në gjendje që të arrij shpejtësinë prej 0-100 km/h për vetëm 4 sekonda, dhe një shpejtësi maksimale prej 309 km/h.
Zyrtarisht Mercedes SLS AMG Roadster pritet të zbulohet në panairin automjeteve që do të mbahet në Gjenevë në mars të 2010.
Artikuj të ngjajshëm:





