mercedes C-Class-2010Nga një gabim teknik nga ana  e mirëmbajtësve të faqes zyrtare të perfaqësuesit britanik të Mercedesit janë shfaqur fotot e  para të kesaj veture të modelit C-class të rifreskuar. Publikimi i këtij modeli pritej të bëhej në panairin ndërkombetar të automjeteve që do të mbahet në Detroit apo në Gjenevë.

Natyrisht, tani për tani në bazë të fotografive të shfaqura nuk mund të thuhet shumë për modelin e ri, veçse bëhet fjalë për ndryshime të lehta të pamjes së jashtme. Dallohen edhe ndryshime më të vogla sa i përket mbrojtësit të ri, dritave LED për vozitje të ditës dhe të ngjashme.

Enterieri, së paku për aq sa shihet në një fotografi nuk sjell shumë risi, vetëm se ka pak më shumë dekorime të kromuara.mercedes C Class 2010 1

Motorizimi do të bartet në tërësi nga modeli i tanishëm, por si zakonisht është përmirësuar paksa kur bëhet fjalë për performansat dhe shpenzimin e karburantit.