Kompania “simotër” e “Volkswagen-it”, “Seat-i” ka ambicie të mëdha për këtë dhe vitin e ardhshëm, ndërsa adhuruesit e markës spanjolle me siguri që do t’i gëzojë lajmi se nga Martorella vitin e ardhshëm do t’i presim katër modele të reja.

James Muir, drejtori ekzekutiv i “Seat-it”, për këtë vit paralajmëroi rritjen e shitjes për 8 deri në 10 për qind në krahasim me shifrën prej 340.000 veturave të shitura vitin e kaluar dhe punësimin e 300 deri 800 punëtorëve të rinj me qëllim të prodhimit të modeleve të rinj. Vitin e ardhshëm mund ta presim Leon-in e ri, si edhe versionin e Seat-it të vogëlushit kompakt të “Volkswagen-it, Up-it!

Spanjollët planifikojnë edhe limuzinën e re kompakte dhe ridizajnimin për Ibiza-n. Për tani është e panjohur se a do të jetë limuzina në fjalë versioni i ri i Cordoba-s, apo “Seat” planifikon të prodhojë automobilin e vet në platformën e Audi A4 të cilën spanjollët momentalisht po e shfrytëzojnë për prodhimin e Exeo-s.

Edhe pse tash një kohë spekulohet se “Volkswagen” është “fajtor” për mossuksesin e “Seat-it” në treg, në Martorella kësaj si duket nuk ia vënë veshin, dhe në mënyrë ambicioze paralajmërojnë prodhimin e 800.000 automobilave në vit deri më 2018./zeri/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!