Përkundër krizës ekonomike, Mercedes ka me çfarë të lavdërohet për momentin. “E-class” i ri tanimë është shitur në mbi 40.000 njësi dhe mendohet se kjo listë do të bëhet edhe më e gjatë pas paraqitjes së automjetit edhe në tregjet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kinës.

Mercedes Benz gjithashtu ka konfirmuar zyrtarisht se versionin karavan të “E-class” do ta paraqesë këtë vjeshtë në panairin e automjeteve në Frankfurt.

Automjeti mendohet se do të dalë në shitje menjëherë pas mbylljes së panairit, ndërsa në Sindelfingen presin që edhe karavani do kontribuojë dukshëm në shitjen e përgjithshme të serisë E-class.

Edhe pse është marrë parasysh recesioni, nuk është mirë të supozohet për suksesin e E-class-ës, duhet të pranohet se gjenerata e re e limuzinës luksoze afariste do të mund të kishte telashe në tentimin e vet për ta tejkaluar paraardhësin e vet që për gjashtë vjet prodhimi është shitur në 1.5 milionë njësi në mbarë botën.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Brabus E V12 Coupe në Gjenevë
  2. Mercedes publikon fotot zyrtare të E-class karavan