911 GT3 RS i ri më i ngadalshëm se Nissan GT-R Edhe pse kohët e arritura në stazën Nurburgring Nordschleife nuk janë asnjë lloj treguesi zyrtar, megjithatë janë interesante të përdoren si krahasim.

Qëmoti vlen rregulla se secili automjet është i shpejt nëse mund të kalojë 21 kilometra për më pak se tetë minuta.

Porsche ka njoftuar se makina i tyre i ri serik 911 GT3 RS këtë e ka bërë për 7:33 minuta, që është një e dhënë mbresëlënëse, por më i dobët sesa ai i Nissan GT-R që këtë rrugë e ka kaluar për 7:27.

Megjithatë, ajo që çudit për të mirë është vet fakti se modeli GT3 RS ka arritur këtë rezultat me motorin atmosferik prej 450 kuaj fuqi me bosht të prapmë, e jo integral.

Në raportin për media të lëshuar nga Porsche kanë theksuar se rezultati do të ishte më i mirë (7:30) po të mos kishte qarkullim në Nurburgring gjatë kohës së vozitjes rekorde.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!