Abarth është marka sportive e Fiat-it, e cila ofron karakteristika garimi. Dhe tregu gjerman është i pasur edhe me një vrapues ekstrem, të rrugës, modelin Abarth Punto Scorpione.

Bëhet fjalë për model të posaçëm dhe me seri të kufizuar prej vetëm 199 copëve. Ka një dizajn mjaft të bukur, por ekstrem dhe sportiv, ndërsa pamjen e plotësojnë edhe fellnet me ngjyrë të zezë 18 inç.

Abarth Punto Scorpione posedon motorin 1.4 turbo-benzinë me 180 kuaj fuqi, i cili përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 7.5 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është 216 km/h.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!