Para disa ditësh ju kemi informuar se “Fiat”, përkatësisht “Alfa Romeo” me “Mazda-n” do të punojnë në zhvillimin e coupe-s së re, përkatësisht italianët do të shërbehen me diturinë dhe përvojën e japonezëve në gjeneratën e re të Mazda MX-5 në mënyrë që në treg të ofrojnë “roadster” më të vogël.

Automobili i “Alfa-s” do të duhet të jetë i ashtuquajturi pasardhësi shpirtëror i Duetto Spider-it nga viti 1966, të cilin edhe sot e kujtojmë për “rolin” në një film përkrah Dustin Hoffman-it.

Si do të duket përafërsisht Spider i ri mund ta shihni në fotot tashmë të ofruara në internet, dhe ky në treg do të duhet të paraqitet për disa vjet. Prodhimi duhet të fillojë në vitin 2015.

Duke iu falënderuar “Mazda-s” Spider-i i ri do të bazohet në shasinë e re me tërheqjen në rrotat e pasme. Shasia e këtij modeli do të duhet të jetë shumë e lehtë, kështu që Spider duhet të peshojë më pak se 1.000 kg..

Motori do të jetë i vendosur para, por i zhvendosur kah mesi që të sigurojë shpërndarje më të mirë të peshës. Këtë model pritet ta vë në lëvizje motori 1.4-litra me 4-cilindra turbo me forcë ndërmjet 140 dhe 180 KF. Gjithsesi që është e mundshme edhe versioni më i fuqishëm me motorin 1.75-litra turbo me rreth 240 KF.

Çmimi i modelit të ri të “Alfa-s” do të duhet të jetë më i vogël se i Mazda MX-5, ndërsa blerësve do t’u ofrohen versionet me kulmin që palohet nga pëlhura dhe kulmin e zakonshëm palosës nga hekuri.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!