Ëndrrave të shumë adhuruesve të shpejtësisë ua ka ardhur fundi, pasi Bugatti ka demantuar zërat se është në përgatitje modeli me 1600 kuaj fuqi i cili përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për më pak se 2 sekonda dhe i cili për këtë arsye është quajtur super Veyron.

Fakti se nga përhapja e këtyre thashethemeve ka kaluar një vit ndërsa prodhuesi francez vetëm kishte heshtur, ka bërë të mendohet se punët në këtë model tashmë kanë filluar.

Por këto raporte i ka demantuar presidenti i Bugatti-t, Dr Wolfgang Shriber, i cili ka thënë se nuk ka kurrfarë plani për një model të tillë.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!