Viti 2014 ka qenë tejet i suksesshëm për kompaninë prodhuese të veturave, Audi që ka arritur të shesë 1.6 milion vetura, për t’iu afruar BMW-së që prin në tregun e prodhuesve të automjeteve, transmeton Koha.net.

Megjithatë Audi nuk po mendon vetëm në shitje. Shefi i kompanisë gjermane, Rupert Stadler ka treguar planet se si kjo kompani mendon të vazhdojë me inovacione duke lansuar disa modele disel RS me perfomranca të larta.

Shefi i gjigantit të automjeteve është optimist për një ndërrim të tillë duke kujtuar RS5 TDI që tregoi se është e mundshme që një veturë Audi të ketë performancë të pandryshueshme me një motor turbo-disel.

Stadler konsideron se kompania qëllimin do ta arrijë me procese hap pas hapi, deri sa të zhvillojë Audin me motor disel. Ky ndryshim sipas tij pritet të vijë afër fundit të dekadës.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!