Audi ka njoftuar se do të tërheq 70 mijë makina në mbarë botën, për shkak të problemeve të mundshme me frenat.

Modele e rrezikuara janë të tipit A4, A5, A6, A7 dhe Q7, që kanë motor dizel 3.0 litërsh, të cilat janë prodhuar nga mesi i muajit mars dhe dhjetorit të vitit 2012, thuhet në njoftimin e kompanisë gjermane.

“Problemi është te një sasi e vogël e vajit të motorit që përmes një tubi mund të shkojë në sistemin e frenave”, njoftoi kompania.

Në deklaratë thuhet se makina megjithatë mund të frenojë, por duhet të bëhet më shumë presion në pedalin e frenave, raporton AFP.

Audi shton se pjesët e nevojshme për zëvendësim do të jenë pa para.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!