Pas konceptit të Prologue vitin e kaluar, Audi kishte shfaqur në Gjenevë atë se si do të jetë dizajni i ri i këtij modeli.

Audi ka ofruar sot gjithashtu edhe një tjetër dizajn të modelit të ardhshëm Prologue Avant, që pritet të shfaqet në shfaqjen e veturave në Gjenevë muajin e ardhshëm.

I zbuluar sot për herë të parë në seri të skemave kompjuterike, duket se vetura do të ketë dy dyer. Njëjtë sikur koncepti Prologue i parashikuar si rivali i mundshëm i ardhshëm i Mercedes S-Class Coupe, modeli Prologue Avants tregon se ka një version më praktik të asaj se si duhet të duken veturat, transmeton Lajmi.net.

Në skemat e shfaqur, shihet se Audi planifikon që gjeneratën e ardhshme të Avants ta bëjë të duket më agresiv. Detaje teknike nuk janë të plota në këtë pikë, por pritet që kjo veturë të ketë një motor 4.0 litërsh turbo-binjak V8 i cili do të prodhojë 600 kuaj-fuqi – mjaftueshëm sa për të kapur një shpejtësi prej 100kmh në vetëm 3.7 sekonda.

Prologue Avant duket edhe më e madhe se Prologue, dhe gjithashtu ka rrota të mëdha 22 inç, përderisa në pjesën e përparme shihet një grilë dhe drita LED Matrix.Sapo Audi të bëjë publik këtë koncept në Gjenevë, ne do të ju sjellim fotografitë e plota.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!