Jaguar në treg së shpejti do të lansojë deri më tani automobilin më të fuqishëm serik. Modeli plotësisht i ri XKR-S tashmë premierë është prezantuar në panairin e automobilave në Gjenevë.

Këtë model të ri do ta bëjë programi prodhues XK më atraktiv dhe do t’u ofrohet ngasëseve entuziastë, një përzgjedhje më të mirë në klasën e makinave luksoze GT.

Me motorin e avancuar V8 me super turbo mbushësin, pezullimin e përmirësuar dhe me dizajnin e ri aerodinamik, modeli XKR-S në mënyrën më të mirë të mundshme tregon dualitetin për të cilin “Jaguar” tashmë është i njohur: luksi dhe perfomanca të shkëlqyeshme të makinave GT.

Modeli XKR-S ka fuqi prej 550 KF dhe momentin rrotullues prej 680 Nm, që është e mjaftueshme për zhvillimin e shpejtësisë maksimale prej 300 km/h. Karakteristikat e tij teknologjike flasin vet: për përshpejtim nga 0-60 m/h janë të nevojshme 4.2 sekonda, ndërsa përshpejtimi nga 0-100 m/h e arrin për vetëm 8.6 sekonda.

Përveç që ka performanca të shkëlqyeshme, modeli XKR-S është automobili i vetëm në klasën e tij me emetimin më të vogël të CO2, më pak se 300 g/km.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!