Prodhuesit “Alfa Romeo” dhe “Mazda” i prezantuan planet për zhvillimin e “roadster-it” të përbashkët i cili do të bazohet në gjeneratën e ardhme të modelit, MX-5.

Marrëveshja e arritur thotë që “do të zhvillojnë dy ‘roadster’ me tërheqjen në rrotat e pasme të cilët do të dallohen me dizajn, dhe karakterizohen me masën e vogël”.

Po ashtu te dy modelet do ta kenë motoriken dhe transmetimin e tyre. Gjenerata e ardhme e Mazda MX-5 pritet në treg gjatë vitit 2014, ndërsa një vit më vonë mund të presim edhe versionin e “Alfa Romeo-s” e cila do të duhet të merrte shasinë dhe shumë komponentë tjera të cilat gjendet “nën atë lëkurë”.

Kjo duket që është dëshmia e vërtetë që në “Alfa” janë në përgatitje për revitalizimin e modelit klasik, atij Spider, pamjen potenciale të të cilit na ka e treguar koncepti i Pininfarina-s, 2uettottanta, i prezantuar në sallonin e automobilave në Gjenevë në vitin 2010.

Për tani është nënshkruar vetëm e ashtuquajtura marrëveshje mirëkuptimi, ndërsa konkretizimi do të duhet të pasojë në pjesën e dytë të këtij viti. Te dy modelet do të duhet të prodhohen në fabrikat e “Mazda-s” në Hiroshima.

Për “Fiat-in” në kuadër të të cilit bënë pjesë “Alfa Romeo” ky do të thotë hapi i mëtutjeshëm i revitalizimit të këtij brendi. Në fund të shtojmë që ky ndoshta është vetëm fillimi i bashkëpunimit të afërt ndërmjet “Mazda-s” dhe “Fiat-it” marrë parasysh që janë duke u shikuar edhe mënyra tjera të ngjashme bashkëpunimi, sidomos për hapësirën e Evropës.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!