Mercedes-Benz AMG SLSKompania gjermane e automjeteve Mercedes Benz, këto ditë ka mbajtur një konferencë për shtyp, në të cilën kompania ka zbuluar imazhet e para zyrtare dhe detajet e modelit të ri të Mercedes-Benz AMG SLS.

Thuhet se Mercedes Benz do të përdorë një dizajn më të lehtë, me motor në pjesën e parme që do ta bëjë veturën të arrij shpejtësinë prej 0-100km/h vetëm për 3.8 sekonda.

Me një motor të fuqishëm të AMG V8 6.3-litërsh, Mercedes-Benz AMG SLS, do të jetë në gjendje të gjenerojë 571kf. Vetura gjithashtu do të ketë transmision manual me shtatë shpejtësi gjë që i mundëson shoferit të arrij shpejtësinë maksimale prej 317 km/h.

Me sa duket edhe kësaj radhe inxhinierët e MB nuk kanë menduar fare për krizën ekonomike që ka kapluar botën, pasi që vetura do harxhon 13.5 l në 100 km.

Zyrtarët e lartë të kompanisë kanë bërë të ditur se vetura sportive pritet të dalë në shitje në tregun gjerman në fillim të vitit 2010, kurse çmimi i saj do të sillet rreth 177.310 euro.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!

Artikuj të ngjajshëm:

  1. Mercedes Benz Biome
  2. Një prezentim i bukur i Mercedes SLS AMG
  3. Mercedes S-Class i parë Hibrid nga Daimler
  4. Zbulohen fotot e para të Mercedes SLS AMG
  5. Zbulohet dizajni i ri i vetures Mercedes, modelit C-Class