BMW Abu Dhabi është duke na prezantuar edhe një tjetër model interesant të BMW-së. Kësaj here, fjala është për modelin BMW i8 me ngjyrë Sophisto Grey dhe me thekse ngjyre të verdhë, i cili tani është duke tërhequr më shumë vëmendje.

Të kujtojmë, BMW i8 posedon motorin benzinë TwinPower-Turbo, 1.5-litër, trecilindërsh, motorin elektrik dhe baterinë litium-jon, transmeton Koha.net.

Fuqia e motorit ka kapacitet prej 362 kuaj fuqi dhe shpejtësinë prej 0 deri në 100 km/h e arrin për 4.4 sekonda, ndërsa atë maksimale e ka të kufizuar deri në 250 km/h, sipas kufizimit elektronik.

Sipas të dhënave nga fabrika, ky model shpenzon karburant rreth 2.1-litër në 100 km, ndërsa duhet theksuar se BMW i8 mund të lëvizë edhe vetëm me motorin elektrik, me të cilin mund të kalojë deri në 35 km.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!