Panairi “Brüssel Motorshow” është shfrytëzuar për shpalljen e motoçikletave më të mira të vitit të kaluar, pra të vitit 2011, ndërsa titullin “International Bike Of The Year 2011” (IBOTY) e fitoi motoçikleta BMW K 1600 GT.

Titullin e motoçikletës më të mirë të vitit 2011 (IBOTY) e ndau juria ndërkombëtare e përbërë nga 25 gazetarë të specializuar nga fusha e motoçiklizmit.

Motoçikleta BMW K 1600 GT i bëri për vete të gjithë anëtarët e jurisë me komforin dhe performancat e motorit gjashtëcilindërsh me benzinë, ndërsa është i pajisur edhe me teknologjitë e rafinuara siç është “ABS”, “traction control”, sistemin e navigimit, dritat adaptuese nëpër kthesa dhe pezullimin e rregullueshëm elektronik.

Versioni turistik i motoçikletës bavareze e fitoi vendin e parë duke mbledhur 41 pikë. Në vendin e dytë u gjend Ducati Diavel (32 pikë), ndërsa vendi i treti i takoi motoçikletës Aprilia Tuono V4 APRC (22 pikë). Është interesant që në vendin e katërt dhe të pestë u gjenden përsëri motoçikletat e “BMW-së”, i katërti u gjend BMW K 1600 GTL (18 pikë), ndërsa i pesti është motoçikleta BMW S 1000 RR i cili këtë pozitë e ndau me motoçikletën Kawasaki ZX 10R (te dy në fund i patën nga 16 pikë).

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!