Çmimet e modeleve të vjetra M të BMW-së kanë nisur të rriten me të madhe duke kaluar edhe modelet e tashme të kompanisë gjermane.

Një model i BMW M5 i vitit 1993 ka dalë në shitje në shitoren online, Autotrade, për 95 mijë dollarë që është për 1500 më shumë se modeli i vitit 2015 M5, transmeton Koha.

Vetura speciale e krijuar 21 vjet më parë konsiderohet si një prej tri veturave më të famshme të viteve 90 së bashku me M1-shin dhe me modelin M3 E30.

Kjo makinë ka të kaluara vetëm 15 mijë e 770 kilometra dhe duket në formë të shkëlqyeshme.

Sipas shitësit të saj, kjo është veturë e mbajtur nga vetëm një njeri dhe se shifra e kilometrave të kaluara nuk është mashtrim.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!