Salloni i makinave në Katar mbylli dyert në datën dy shkurt ndërsa gjatë këtij eventi u ekspozuan disa nga supermakinat që pritet të dalin në tregun arab gjatë muajve të ardhshëm.

Përvec disa makinave super të kushtueshme, në këtë sallon u paraqit edhe modeli i ri Bugatti Veyron Grand Sport Vitesse. Një makinë e cila ka tërhequr vëmendjen e të apasionuarve të makinave të bukura edhe pse çmimi i saj mund të shkojë tek 2.5 milion dollarë.

Me një kombinim mes ngjyrës së bardhe dhe blusë, makina është ndërtuar për të përkujtuar Jay Leno. Makina ka një motorr sportiv e cila mund të nxjerrë një shpejtësi deri 410 km/h.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!