Kompania kanadeze SR Auto Group, është një tjetër kompani që ofron paketën tunin për modelin Cayenne të Porsche, më saktësisht është fjala për modelin Cayenne Turbo S.

Kjo kompani për këtë model ka parashikuar Mansory Body Kit e bërë nga fibrat e karbonit, mbrojtësit e përparmë me spoiler, një set pragjesh, spoiler i prapmë, mbrojtësit e prapmë të modifikuar dhe me difuzer, transmeton Koha.

Po ashtu për këtë model janë parashikuar edhe rrotat ADV1 5.0 Track Spec CS, me diametër prej 22 inç (22×10.5 përpara dhe 22×12 prapa), si dhe një sistemit të ri sportiv të shkarkimit “IPE Valvetronic Exhaust System”.

Sa i përket fuqisë së motorit të modelit Cayenne Turbo S, ka mbetur i njëjtë, pra ky model posedon motor 4.8 l twin-turbo, V8 me 550 KF.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!