Që nga viti 2003, kur Daewoo korean për arsye marketingu ishte riemëruar në brendin amerikan Chevrolet, suksesi në tregun evropian është vërejtur gjithnjë e më shumë, ndërsa e njëjta vlen edhe për rajonin tonë, ku gjithnjë e më shumë në rrugët tona mund të vërehen këso vetura me plusin e madh në maskën e motorit.

Posaçërisht është tërheqës modeli Cruze, dizajni i të cilit është punuar sipas shijes së blerësve evropian. E njëjta ka të bëj edhe me performancën dhe aspektin ekonomik.

Dizajni tërheqës

Rreth dizajnit të Cruze-s nuk duhet harxhuar shumë fjalë, sepse askush nuk ka pasur edhe një vërejtje të vetme. Nga cilido kënd që shikohet, Cruze duket sportiv dhe elegant. Vijat e kulmit, kapakut të përparmë dhe të prapmë si dhe proporcionet e xhamave krahasim me sipërfaqen e karrocerisë, janë vënë në pozitë ideale.

Bukurinë e karrocerisë edhe më shumë e potencojnë ngjyrat me kontrast modern. Edhe grupi i dritave është vendosur në mënyrë të përkryer, ndërsa dritat në pjesën e përparme, i përngjajnë atyre të BMW Seria 3.

Interier modern dhe komfor

Kontakti i parë me pjesën e brendshme, menjëherë nxit britmën ‘Uau’. Vijat e bukura të kabinës, ekrani i madh, taste të shumta, ulëse lëkure, krom të shumtë, imitime të aluminit… Të gjitha janë aty. Me uljen para timonit, lehtë mund të gjendet pozita idealepa marrë parasysh nëse vozitësi dëshiron ndjenjë limuzine apo WRC.

Para vozitësit gjenden instrumentet e shpërndara në tri grupe. Skajet nga kromi i japin një dozë të luksit, i cili edhe ashtu nuk mungon. Posaçërisht është bindës konsola qendrore e bërë nga alumini limituar. Komanda të shumta audio dhe klimatizimi, sikurse tërë kabina, kanë ndriçim ‘disko’ që në masë të madhe u përshtatet blerësve të moshave të reja. Ulëset janë ndër më të mirat. Kanë sipërfaqe të mirë të uljes dhe mbështetje të mirë anësore dhe janë të mbështjella me lëkurë.

Dimensionet e karrocerisë: gjatësia 4.597 mm, gjerësia 1.788 mm dhe lartësia 1.477 mm, janë plotësisht në përputhje me klasën ku ekziston komfor mjaft i madh. Bagazhi me kapacitet prej 450 litrave, është më se i mjaftueshëm për të gjitha nevojat, ndërsa për ata që duan më shumë, mund të palosin lehtë ulëset e prapme dhe do të kenë hapësirë sa të duan.

Motor dinamik

Edhe pse ekzistojnë disa lloje të motorëve, si me benzinë, ashtu edhe me naftë, ne kemi zgjedhur athmë të mirin dhe më ekonomikun. Bëhet fjalë për mortorin me naftë 2.0 litërsh, i cili ofron 150 kuaj fuqi, ku fuqia maksimale lirohet me rastin e 4.000 rrotullimeve në minutë dhe moment rrotullimi prej 320 Nm. Motori është me konstruksion bashkëkohor, çka nënkupton katër ventile për cilindër.

Sistemi i injektimit të karburantit është ai Common Raili gjeneratës së fundit. Për shkak të këtyre karakteristikave, nuk duhet t’ju çudisin performancat e mira përkrah harxhimeve mjaft të vogla. Me rastin e startit fillestar, motori është paksa më i zhurmshëm, por me arritjen e temperaturës së punës, motori duket se nuk është i ndezur fare.

Shpejtësia maksimale prej 210 km/h arrihet pa përpjekje të mëdha, ndërsa e njëjta mund të thuhet edhe për shpejtimin nga 0 në 100 km/h, e cila zgjat vetëm 8.7 sekonda dhe për një veturë prej 1.5 tonësh, këto janë rezultate më se solide. Në praktikë, kombinimi motor-transmision, duket dinamik dhe ekonomik. Performancat e shkëlqyeshme i përcjell edhe harxhimi modest i karburantit.

Për vozitje në trafik të rënduar, harxhimet shkojnë deri në 9 litra në 100 km, në kombinim 6.8 litra, ndërsa në rrugë të hapur vetëm 5.5 l në 100 km të kaluara. Lirisht mund të thuhet se harxhimi karburantit në krahasim me fuqinë e motorit, është më se solid. Çmimi i këtij modeli me pajisjet bazë, është 18.900 euro.

1896 cc

Shpejtësia

210 km/h

Fuqia

150 ps

Harxhimet

5.5l / 100 km

Teknologjia

Posaçërisht është bindës konsola qendrore e bërë nga alumini limituar. Komanda të shumta audio dhe klimatizimi, sikurse tërë kabina, kanë ndriçim ‘disko’ që në masë të madhe u përshtatet blerësve të moshave të reja

Interieri

Kontakti i parë me pjesën e brendshme, menjëherë nxit britmën ‘Uau’. Vijat e bukura të kabinës, ekrani i madh, taste të shumta, ulëse lëkure, krom të shumtë, imitime të aluminit…

Shpejtësia

Shpejtësia maksimale prej 210 km/h arrihet pa përpjekje të mëdha, ndërsa e njëjta mund të thuhet edhe për shpejtimin nga 0 në 100 km/h, e cila zgjat vetëm 8.7 sekonda dhe për një veturë prej 1.5 tonësh, këto janë rezultate më se solide.

Harxhimet

Për vozitje në trafik të rënduar, harxhimet shkojnë deri në 9 litra në 100 km, në kombinim 6.8 litra, ndërsa në rrugë të hapur vetëm 5.5 l në 100 km të kaluara

Motori

Bëhet fjalë për mortorin me naftë 2.0 litërsh, i cili ofron 150 kuaj fuqi, ku fuqia maksimale lirohet me rastin e 4.000 rrotullimeve në minutë dhe moment rrotullimi prej 320 Nm./zeri/

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!