Chrysler 300C bëhet LanciaLancia ka pasur një të kaluar shumë interesante me shumë ngritje e rënie, e tani po tenton të kthehet në kohët e saja të famës.

Në këtë tentim deri në një masë të madhe do të mund t’i ndihmonte Chrysler, të cilit edhe vet i duhet ndihma.

Në fakt, pasi që Fiat e Chrysler tani së bashku, duhet t’i ndihmojnë njëri-tjetrit, prandaj Chrysler 300C do të mund të gjendej në tregun evropian nën markën e Lancias.

Në anën tjetër, as Chrysler nuk do të mbetej keq, pasi që ai në tregun vendas amerikan do të mund të shiste modelin Delta nën brendin e vet.

Në rast se ky lloj shkëmbimi tregohet i suksesshëm, sigurisht do të bëhet standard për afarizmin e ardhshëm./Telegrafi

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!