Një prej automjeteve i cili më së miri e ka përshkruar atë shprehjen – ose e doni, ose e urreni, për gëzim të këtyre të fundit, nuk do të prodhohet më.

Ani pse fillimisht ishte paramenduar si model i Plymouth, PT Cruiser në vitin 2000 ka dalë në treg nën logon e Chrysler dhe se përkundër dizajnit retro është bërë modeli më i shitur i vogël i Chrysler.

Automjeti ishte prodhuar në fabrikat e Chrysler në Meksikë si dhe në fabrikën Magna Steyr në Austri, e gjatë dhjetë viteve të fundit prodhuesi amerikan ka arritur të prodhojë dhe shes 1.3 milionë automjete.

Gjatë viteve të fundit, PT Cruiser është prodhuar në vetëm 25.000 njësi. Në vend të trashëguesit, Chrysler kohë më parë ka bërë publik vendimin për shuarjen e këtij modeli.

Modeli i fundit PT Cruiser nga shiritat e fabrikës në Meksikë ka zbritur të premten, më 9 korrik.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!