Kompania e njohur “Citroen” i publikoi detajet e para për modelin e ri C-Elysee WTCC i cili premierën zyrtare do ta ketë në panairin e automobilave që do të mbahet për disa javë në Frankfurt.

Automobili do të garojë në kampionatin sipas të cilit është emërtuar, ndërsa është i pajisur me maskën e përparme agresive, spojlerin e parmë nga fibrat e karbonit, krahun e pasmë masiv, difuserinë e pasme dhe me rrotat 18-inç të mbuluara me gomat “Yokohama”.

Për tërheqje është përgjegjës motori 1.6-litra turbo me 4-cilindra që zhvillon 380 kuaj fuqi dhe 400 Nm të momentit rrotullues, ndërsa është i pajisur edhe me ndërruesin me gjashtë shpejtësi dhe me tërheqjen në rrotat e parme.

Të dhënat për performancat e kësaj makine ende nuk janë publikuar, por marrë parasysh që pesha e tërësishme e kësaj makine është “vetëm” 1.100 kg, do të duhet të jenë vërtet “brutale”.

“Përzgjedhja e modelit C-Elysee si bazë për projektin tonë WTCC dëshmon angazhimin tonë për të përfituar nga kjo garë dhe me anë të kësaj të mbështesim zhvillimin tonë komercial”, tha drejtori ekzekutiv i “Citroen-it”, Frederic Banzet.

“Kalendari i ngjarjes WTCC përfshin gara të ndryshme në shumë vende të botës dhe kjo do të jetë shumë e dobishme të paraqitemi me modelin dhe me ngasësin tonë kryesor dhe ata para një numri të madh të adhuruesve entuziast”, shtoi ai.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!