Citroën C-Elysee përdor sistemin teknik dhe atë të stilit Know-How të markës Citroën. Ai me stil dhe veti të veçanta, u përshtatet blerësve të cilët në të njëjtën kohë kërkojnë një Sedan atraktiv dhe të favorshëm në çmim.

Ky model përdor të gjitha përparësitë e kësaj marke në aspektin e shtrirjes në rrugë, kualitetit dhe teknologjisë, siç është motori i ri VTi 72, i cili bashkon performancën, qëndrueshmërinë dhe nivelin e ulët të harxhimit të karburantit. Dizajnerët e Citroën C- Élysée, kanë filluar nga zeroja.

Nga hapi i parë i lapsit, është skicuar për t’u potencuar silueta e Sedan-it. Vijat e tij janë aq të baraspeshuara dhe tërheqëse. Përpara, në shikim të parë mbahet pamja unike e markës: nënshkrimi i madh i kromuar thekson kapakun e motorit të rrumbullakët dhe të profiluar. Citroën C-Elysée në ofertë është me 7 ngjyra të karrocerisë, të theksuara me detaje të ndryshme të kromuara, varësisht nga niveli i pajisjeve.

Në brendi, pasagjerët gjithashtu ndjejnë elegancën dhe komoditetin e veturës. Pllaka e përparme e armaturës, është luksoze dhe përfshinë edhe një pjesë të pllakës komanduese me zbukurime para pasagjerëve, varësisht nga niveli i pajisjeve. Të gjitha materialet janë zgjedhur për karakterin e tij elegant por edhe për mirëmbajtjen e tij të thjeshtë. Investimi në veturë, është pjesë e projektit afatgjatë.

Për këtë arsye, Citroën C-Elysée është krijuar që të përshtatet me kohën dhe kilometrat. Kushtet e vështira të vozitjes në disa vende, janë marrë në konsiderim gjatë punimit të veturës. Kjo është arsyeja pse C-Élysée vjen me mbajtje të përshtatur të rrugës dhe gomave, me dizajn të përforcuar të pjesëve të karrocerisë dhe përdorimin e elementeve pozitive për lidhje. Të gjitha këto veti, garantojnë qëndrueshmërinë e vërtetë të Citroën C-Elysée dhe kjo është dëshmuar gjatë testimit në mbi 4 milionë kilometra rrugë në mbarë botën, në të gjitha kushtet e vozitjes (në të ftohtë, në pluhur, pengesa, etj).

Koncepti i tij ofron hapësirë të brendshme dhe dimensione fantastike dhe në këtë kontribuojnë pajisja e klimës me ekran digjital, ndihma gjatë parkimit prapa, rregulluesi/kufizuesi i shpejtësisë dhe sistemi auto-radio MP3 me sistemin Bluetooth® për telefonim pa duar. Po ashtu, disponon me pajisje teknologjike, duke përfshirë xhamin para me ngrohje si dhe sistemi i navigacionit dhe hapja dhe ndezja e veturës pa çelës.

Motorë të përshtatur dhe ekonomik

Citroën C-Elysée ka motor të ri VTi 72 me benzinë, i përshtatur me kushtet e vozitjes dhe kualitetin e karburantit në tregjet ndërkombëtare. Kjo gjeneratë e motorëve është zhvilluar për ta optimizuar performancën. 72 kuaj fuqi, moment rrotullimi prej 110 Nm, harxhimet prej 5.5 litra në 100 km dhe 115 g/km CO2, nënkuptojnë 22% përmirësime në krahasim me motorin e mëparshëm 1.4i si dhe qëndrueshmëri më të madhe edhe në kushte të vështira të vozitjes.

Mund të kombinohet me transmision automatik apo manual me shpejtësi. Motori i ri VTi 115 me transmision automatik apo manual, e plotëson gamën e motorëve benzinë. Më në fund, Citroën C-Elysée ofron edhe motorin me naftë HDi 92, i cili është testuar dhe është prodhuar në 6 milionë kopje, ndërsa dallohet për nga ana ekonomike, pasi për 100 kilometra të kaluara, ai harxhon vetëm 4,4 litra. Ky model është paramenduar për të gjitha tregjet e mundshme, edhe për ato ku gjendja ekonomike nuk është aq e mirë, kështu që ai ofrohet me çmime atraktive, por prapë duke ofruar shërbimet dhe kualitetet e markës Citroen.

1396 cc

Shpejtësia

220 km/h

Fuqia

72ps

Harxhimet

5.5l / 100 km

Interieri

Në brendi, pasagjerët gjithashtu ndjejnë elegancën dhe komoditetin e veturës. Pllaka e përparme e armaturës, është luksoze dhe përfshinë edhe një pjesë të pllakës komanduese me zbukurime para pasagjerëve, varësisht nga niveli i pajisjeve

Shpejtësia

Sa i përket shpejtësisë, ajo maksimale është 220 km/h, derisa përshpejtimin nga 0 në 100 km/h, e arrin për 10.3 sekonda.

Harxhimet

Citroën C-Elysée ofron edhe motorin me naftë HDi 92, i cili është testuar, ndërsa dallohet për nga ana ekonomike, pasi për 100 kilometra të kaluara, ai harxhon vetëm 4,4 litra

Motori

Citroën C-Elysée ka motor të ri VTi 72 me benzinë, i përshtatur me kushtet e vozitjes dhe kualitetin e karburantit në tregjet ndërkombëtare

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!