Citroen mendon që modelit C4 Cactus t’ia vë çmimin në mes të makinave kompakte dhe xhipave të vegjël, ka thënë Julien Montarnal, shefi ekzekutiv përgjegjës për strategjinë e brendit.

Ky model do të del në shitje në Francë në qershor me një çmim prej 13,950 euro – shumë më i lirë se çmimi fillestar i modelint C4 kompakt (18,850 euro).
CEO i Citroen, Frederic Banzet ka thënë se makina do të jetë “10 deri në 15 për qind më e lirë se konkurrentë tjerë kompaktë”.

Por, modelet tjera më të plota do të sillen nga 16,000 deri në 17,000 euro, kurse modelet dizel pritet të shkojnë deri në 22,250 euro.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!