Koncept vetura e DS linjës Wild Rubis i është prezantuar më në fund opinionit dhe atë vetëm disa dita para se të ekspozohet në panairin e veturave në Shangai dhe pas paraqitjes “diskrete” në Francë në kështjellën Cheval Blanc.

Kështu pas modeleve DS3, DS4, DS5 dhe koncept automobilit Numero 9, vetura Wild Rubis është modeli më i ri në DS linjën. Koncepti Wild Rubis paralajmëron SUV-in e ardhëm të DS linjës.

Ndryshime të shumta

Automobili Citroen DS Wild Rubis shfrytëzon teknologjinë hibride plug-in. Është i gjatë 4.7 metra, i gjerë 1.95 metra dhe i lart 1.59 metra dhe e ka hapësirën ndërboshtore prej 2.9 metra. Në rrotat 21 inç janë gomat 255/40 R21. Wild Rubis pasuron identitetin e ri të cilin më parë e ka paralajmëruar vetura Numero 9. Pjesa e parme është karakteristike për shkak të maskës e cila është e theksuar me përpunimin në formë tredimensionale. Maska e ka emblemën DS e cila është e theksuar me vijën ndriçuese. Maska e përparme pastaj bashkohet dritat që në vete përmbajnë diodat përkatëse.

Edhe modele të tjera

Ajo që nuk dihet ende për këtë veturë është motorikën të cilën do ta përdorë, ndonëse sipas disa burimeve të afërta me këtë prodhues kjo veturë nën kapakun e përparmë do të gostitë motorët më të rinj të cilat janë duke u përdorur në modelet më të reja të “Citroen-it”.

Përveç motorikes nuk dihen as karakteristikat tjera të cilat do të gjenden në këtë makinë. Në pjesën e pasme për herë të parë mund të shihen dritat në dyert që ngrihen. Sikurse të jenë margaritar, xhamat e dritave të pasme janë të bëra me krom dhe kështu shtesë ia shtojnë bukurinë kësaj veture atraktive. E bërë me një kujdes të veçantë madje duke shikuar edhe detajet më të imta, koncept automobili Wild Rubis në mënyrën më të mirë pritet ta prezantojë DS linjën. Sipas burimeve të afërta me këtë kompani, kjo nuk do të jetë vetura e vetme që do të plasohet këtë vit nga “Citroen”, pasi deri në fund të vitit 2013 pritet në treg të gjenden edhe së paku tri vetura të reja.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!