Prodhuesi i njohur “Citroën” e konfirmoi që në sallonin e automobilave në Paris do të prezantojnë versionin shumë “hot” kabriolet të modelit DS3, i cili në rrugë pritet të arrijë që në pjesën e parë të vitit të ardhëm.

Ajo më e rëndësishmja është se ky automobili do ta ketë kulmin klasik palosës, i cili mund të shihet edhe në Fiat 500C.

Përparësitë e zgjidhjes së këtillë janë koha e shkurtë që nevojitet për prodhimin e tij, dhe njëherësh nuk është e komplikuar, harxhime më të ulëta gjatë procesit të prodhimit dhe shmangia e pjesëve të panevojshme dhe të tepërta të cilat vendosen në disa të vetura dhe kurrë nuk përdoren, dhe natyrisht pesha më e vogël e automobilit.

Tani më në internet kanë dalë disa fotografi të cilat shfaqin se si do të mund të dukej kjo makinë përafërsisht, por pamjen përfundimtare të tij do të mund ta shohin vetëm pas premierës së tij. Këtu mund të shtojmë se modeli bazë do ta ketë motorin 1.6 HDi me forcën prej 110 kuaj fuqi, ndërsa pritet që kjo makinë ta ketë edhe motorin 1.6 THP me 150 KF. Karakteristikat tjerë si dhe çmimi për këtë automobil nuk janë bërë të ditura, dhe edhe këto do t’i mësojmë tek pas premierës.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!