“DS3” është prezantuar para gati tre viteve dhe me 200 mijë kopje të shitura në mbarë botën, është cilësuar si një sukses i madh për Citroen.

Në vazhdën e këtij suksesi, nga Citroen vjen versioni kabriolet i kësaj veture të vogël, që sjell një dizajn edhe më të guxitshëm dhe më shumë opsione për personalizim. “DS” kabriolet është i vetmi me 5 dyer në klasën e vet, me bagazhin më të madh në segment prej 245 litrave.

Kulmi elektrik mund të hapet dhe mbyllet edhe gjatë shpejtësisë deri në 120km/h, çka është unike në këtë segment.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!