Opeli këtë vit në panairin e veturave në Gjenevë, që mbahet nga 6 deri më 18 mars, me krenari do të prezantojë dy premiera botërore: veturën e re dhe të vogël SUV Mokka dhe Astra OPC të re.

Mokka është bartëse e motos së sivjetme të këtij panairi “Të vozisim në të ardhmen”, ndërsa Epel-i është prodhuesi i parë gjerman i cili ka hyrë në segmentin B të modeleve SUV, që është në rritje të shpejtë.

Vizitorët do të kenë rastin që të binden se Mokka dhe Astra OPC e re po e zgjerojnë ofertën e Opelit, por edh sjellin emocione shtesë për brendin dhe blerësit. Astra OPC me 206 kW/280 kuaj fuqi, është Astra më e fuqishme e të gjitha kohërave, e cila blerësve ju sjell përvojë të vozitjes sportive dhe ndërthurje të emocioneve.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!