Pavarësisht nga starti i keq, e fitoi garën. Ljuis Hamilton mbajti gjallë shpresat për titull në Formula 1, me suksesin në Çmimin e Madh të Italisë.Në pistën e Monzës, piloti anglez i Mercedesit e humbi fillimisht “pole positionin”, por reagoi si kampion.

Në renditjen e botërorit, ai mbeti i dyti pas shokut të skuadrës, Niko Rosberg, por diferenca u ngushtua.Aftësia e kampionit të botës të vitit 2008 u tregua qartë kur fitoi fitoi 3 pozicione në 10 xhiro, duke dalë i dyti.

Pavarësisht se nuk ia doli ta kalonte Rosbergun gjatë ndalesës së vetme në bokse, anglezi nuk u dekurajua.Hamilton përfitoi edhe nga gara jo e mirë e kryesuesit të Botërorit.Gjermani gaboi dy herë, nën presionin e madh të rivalit, duke e humbur përfundimisht vendin e parë.

Ferrari pësoi një dështim të plotë në shtëpinë e tij.Fernando Alonso u detyrua të tërhiqej për probleme mekanike, ndërsa Raikonen e mbylli garën shumë prapa.Tek Red Bulli, Riçiardo e la pas edhe një herë shokun e skuadrës, kampionin e botës, Fetel.

Paraqitja e Uilliamsit ishte mjaft e mirë.Masa e Botas u renditën menjëherë pas dy Mercedesëve. Pra, katër vendet e para në Monza u zunë nga makinat me motor Mercedes.

Pavarësisht humbjes në Itali, Rosberg mbetet në krye të Botërorit me 238 pikë, 22 më shumë se Hamilton.Në renditjen për skuadra, Mercedes është i pari, me gati 200 pikë më shumë sesa Red Bulli.
Gara e ardhshme është në Singapor, më 21 shtator.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!