Alonso deklaroi se nuk ka vendosur ende asgjë përsa i përket të ardhmes së tij.Në një konferencë shtypi në cirkuitin Hermanos Rodriguez të Meksikës, piloti spanjoll i Ferrarit nuk konfirmoi se ka vendosur të nënshkruajë një kontratë me skuderinë McLaren për vitin e ardhshëm.

“Nuk kam vendosur asgjë. Janë vetëm thashetheme pasi unë ende po e mendoj të ardhmen. Nuk e di se çfarë do të bëj, por kam fatin të zgjedh se ku do të shkoj”, tha Alonso, transmeton Top Channel.

Dy herë kampioni i Formulës 1 përsëriti edhe një herë vlerësimin që ka për skuderinë e tij aktuale: “E dashuroj dhe e respektoj Ferrarin”.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!