Është fjala për modelin ‘458 Speciale A’, gjegjësisht Aperta (që në përkthim do të thotë ‘i hapur’) që do të prodhohet në 499 kopje.

Ky version ‘open-top’ i 458 Speciale do të shfrytëzojë të njëjtin motor V8 4.5 l me 605 kalëfuqi dhe moment maksimal rrotullimi prej 540 Nm.

Marshi do të jetë gjysmë-automatik me shtatë shpejtësi, i cili fuqinë do ta bartë në rrotat e pasme.
Konstruksioni prej alumini do t’i mundësojë kulmit që të hapet, gjegjësisht mbyllet për 14 sekonda dhe do të jetë vetëm 50 kilogramë më i rëndë se versioni kupe.

Shpejtësinë prej 0-100 km/h e arrin për tri sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale besohet të jetë rreth 325 km/h.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!