Ferrari ka publikuar në faqen zyrtare në internet një dizajn të ri të njëvendëshes me të cilën do të garojë në Formulën 1 pas disa vitesh. Makina e re ka ndryshime të mëdha nga ajo aktualja dhe është e menduar për një të ardhme jo shumë të largët. 

Dizajni tepër inovator është prezantuar në prag të mbledhjes së Komisionit të Formulës 1 që do të mbahet në Gjenevë, ku do të diskutohet mbi ndryshimet kryesore që do të ketë ky sport në vitet e ardhshme.

Disa nga ndryshimet përfshijnë motorët 1000 CV, goma më të gjera dhe ngarkesë më të madhe aerodinamike.

Njëvendëshja e së ardhmes ka një krah të përparmë të dyfishtë, një shasi me linja më të theksuara dhe një krah të pasmë më të madh e të ulët.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!