Një Ferrari me një ngjyrë të kuqe është shitur për plot 38 milionë euro, duke u bërë një nga makinat më të shtrenjta në botë. Ferrari 250 GTO e koleksionuesit amerikan të makinave, Paul Pappalardo është blerë për herë të parë në vitin 1974.
“GTO është një automjet që ia vlen. Është sikur Mona Lisa, atë e rrethon një magji. Kush zotëron një makinë GTO është pronar i një koleksioni të jashtëzakonshëm”, është shprehur një tregtar i pranishëm gjatë ankandit.
Një modeli i tillë është ndërtuar në Maranelo mes vitit 1962-64 në 39 ekzemplare.