I vetmi lloj i ndërtuar ndonjëherë i Ferrarit, modeli 575 GTZ ishte prodhuar për herë të parë nga Ferrari dhe kolektori Yoshiyuki Hayashi në vitin 2006 dhe ishte prezentuar për herë të parë në Gjenevë në vitin 2006.

Ky model është ndërtuar për të shënuar përvjetorin e 50-të të modelit epik 250 GT dhe i projektuar si një model modern i po këtij lloji.

Vetura është me një thyerje të dyfishtë në çati dhe me një ngjyrosje ngjyrë hiri. Motori i tij është i bazuar në modelin Ferrari 575 i cili është V12 5.7 litërsh.

Vetura është radhitur me 508 kuaj-fuqi e cila bën që vetura të kapë shpejtësinë prej 96kmh në vetëm 4.2 sekonda, ku shpejtësia maksimale e saj arrinë në 325 kmh.

Vetura pritet të jetë hit kur do të zbarkojë në Monako me 17 maj.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!