Prodhuesi nga Torino ka përgatitur edicionin e ri të modelit Fiat 500. vogëlushi i popullarizuar ka fituar shkronjën S, që padyshim se asocon me sport.

Pakojsa sportive është menduar që të plotësojë ofertën në treg mes versionit bazë dhe atij superior Abarth.

Është i pajisur me fellne speciale nga alumini, mbrojtës balte të formësuar, pragje anësore, xhama të errësuar dhe spolier prapa. Në brendi dominojnë ngjyrat argjendi, karriget sportive, timon i profilizuar dhe dorëza e marshit me unazë të kuqe.

“Fiat 500 S” vjen me të gjitha versionet e motorëve, përveç atij më të fortit i cili është rezervuar për modelin 500 Abarth.

Ndaje artikullin me të tjerët:
  • Postoje tek Kapsit
  • Bookmark tek RuajFaqet
  • Facebook
  • Digg
  • TwitThis
  • Print this article!